Secondary Adv

Rënia e euros, zbret në 97.16 lekë megjithë ndërhyrjet e BSH

Euro po vijon të zhvlerësohet ndërsa kemi hyrë në pikun e sezonit turistik.

Zhvlerësimi i monedhës evropiane vijon ndërkohë që Banka e Shqipëria ka ndërmarrë një sërë ankandesh për tërheqje eurosh nga tregu.

 

Ekofin.al raportoi më herët se deri në 4 gusht, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 528 milionë euro. Nga këto, vetëm 173 milionë euro janë blerë përmes ankandeve të parashikuara, ndërsa mbi dyfishi i kësaj shume, rreth 355 milionë euro është tërhequr nga tregu përmes ankandeve jashtë rradhe.

 

Këtë të martë, monedha evropiane zbriti në 97.16 lekë për herë të parë, duke qëndruar shumë pranë rënies nën 97 lekë. Tashmë çdo “rekord” po thyhet dhe askush nuk di të parashikojë me saktësi ecurinë e mëtejshme të kursit të këmbimit.

 

Kjo periudhë e vitit karakterizohet nga një hyrje masive valutash në ekonomi, kryesisht nga turistët e huaj dhe emigrantët, gjë që shton ofertën për monedhat e huaja, veçanërisht për euron, duke rritur vlerën e lekut. /ekofin.al


Më të lexuarat